Mirësevini në Platformën pacienti.org
Të nderuar qytetarë,
Kjo platformë është një mundësi ideale që u jepet qytetarëve për të ndikuar në dizajnimin dhe shpërndarjen e kujdesit shëndetësor të dedikuar për ta. Kjo u jep mundësinë qytetarëve të njoftohen me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në kujdesin shëndetësor, të parashtrojnë ankesa për shërbimet shëndetësore dhe të marrin përgjigje për to, të reflektojnë ndaj shërbimeve shëndetësore duke plotësuar formularin për kënaqshmërinë e tyre me shërbimet shëndetësore etj.
Kjo platformë është publikuar në kuadër të projektit "Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)", i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). cili për qëllim kishte eliminimin e barierave që i pengojnë qytetarët të qasen në shërbimet shëndetësore të kësaj komune.
Njëra nga barierat e treguara nga ana e qytetarëve është disiplina e stafit shëndetësor gjat orarit të punës. Me qëllim të përmirësimit të kësaj komponente është paraparë krijimi i kësaj platforme e cila vihet në dispozicion të qytetarëve për t’i inkurajuar ata të bëhen pjesë e dizajnimit dhe shpërndarjes së kujdesit shëndetësor.
Të gjitha reagimet tuaja, qoftë përmes kënaqshmërisë me shërbimet shëndetësore, qoftë përmes ankesave për këto shërbime, Drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale dhe menaxhmenti i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare të Komunës së Kamenicës do t’i trajtojnë me seriozitet dhe t’u përgjigjen të gjitha shqetësimeve të juaja.
Përmes kësaj platforme, ju mund të ndikoni në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore të Komunës tuaj.
Përmbajtja e platformës, si dhe gjetjet e paraqitura në të, janë përgjegjësi e OJQ "PRAK" dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
#Reflekto ndaj shërbimeve që merr.