Sa jeni të kënaqur me shërbimet shëndetësore në komunën e Kamenicës?
Të nderuar qytetarë të Komunës së Kamenicës,
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale janë të interesuar të dijnë se sa jeni të kënaqur me shërbimet shëndetësore që i merrni në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë dhe njesitë e saj.
Vlerësimi i juaj ka një rëndësi të veçantë, pasi që ai ndikon në gjetjen e problemeve kryesore në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimin e tyre në mënyrë që në të ardhmën qytetarët e Komunës së Kamenicës të marrin shërbime shëndetësore më cilësore dhe të sigurta.
Anketimi është anonim dhe askush nuk mund të dij të dhënat e personit që e plotëson anketen!
Parakusht për të qenë pjesë e hulumtimit është që personi të ketë marr shërbim shëndetësor ose të ketë qenë shoqërues i një pacienti që ka marr shërbim shëndetësor në 12 muajt e fundit.
Ky hulumtim ka filluar nda data 01.06.2020 dhe përfundon me datë 30.06.2020. Pyetësori ka gjithsej 30 pyetje dhe plotësimi i tij nuk zgjatë më shumë se 5 minuta.
Ky hulumtim zhvillohet në kuadër të projektit "Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)", i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe është realizuar nga OJQ "PRAK"