Fletënotimi komunitar për vlerësimin e shërbimeve shëndetësore
PRAK Kosova zhvillon punëtorinë e parë me qytetarë (Fletnotimi Komunitar) për vlerësimin e shërbimeve shëndetësore në Komunën e Kamenicës.
Gjatë kësaj punëtorie u diskutuan problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune për të marr shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta. Këto probleme do të trajtohen së bashku me stafin shëndetësor dhe qytetarët që po marrin pjesë në këto punëtori, në mënyrë që të gjenden zgjidhjet e mundshme për evitimin e tyre.
Qëllimi i këtij projekti është i fokusuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe në kënaqshmërinë e qytetarëve me shërbimet e ofruara, pasi për këtë qytetarët/pacientët kanë një rol legjitim dhe të rëndësishëm si vlerësues të kujdesit shëndetësor. Marrja e reagimeve nga ana e tyre për cilësinë e kujdesit shëndetësor parësor është një mënyrë e fuqishme që edhe qytetarët/pacientët të jenë pjesë e politikbërjes në fushën e shëndetësisë.
Projekti ''Rrugëtimi i grupeve të cënueshme nëpër shërbime shëndetësore '' realizohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (Reload) i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).