Punëtoria për shërbimet shëndetësore në Kamenicë
Me datë 05.12.2019 Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK , ka zhvilluar një punëtori me qytetarët e Komunës së Kamenicës ku janë diskutuar problemet që ata kanë për qasje në shërbimet shëndetësore të kësaj komune.
Problemet kryesore që u identifikuan kishin të bënin me realizimin e të drejtave për masa parandaluese, të drejten e qasjes në shërbime shëndetësore, të drejten për siguri gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore, mungesat e shërbimeve shëndetësore dhe disiplinen e stafit shëndetësor.
Ndërsa me datë 20.02.2020 u mbajtë punëtoria e dytë me të njejtit qytetarë ku caktuan indikatorët që duhet të ndiqen për eliminimin e këtyre pengesave të pacientëve për të marr shërbime shëndetësore. Këta indikator u caktuan duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe burimet materiale dhe humane që i ka QKMF në dispozicion.
Indikatorët e përcaktuar janë diskutuar edhe me menaxhmentin dhe stafin shëndetësor të QKMF Kamenicë në një punëtori të veçantë të mbajtur me ta. Gjithashtu Stafi shëndetësor përcaktoj indikatorët e tyre që duhet ti ndjekin për lehtësimin e punës së tyre për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Qëllimi i këtij projekti është i fokusuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe në kënaqshmërinë e qytetarëve me shërbimet e ofruara, pasi për këtë qytetarët/pacientët kanë një rol legjitim dhe të rëndësishëm si vlerësues të kujdesit shëndetësor. Marrja e reagimeve nga ana e tyre për cilësinë e kujdesit shëndetësor parësor është një mënyrë e fuqishme që edhe qytetarët/pacientët të jenë pjesë e politikbërjes në fushën e shëndetësisë.
Projekti ''Rrugëtimi i grupeve të cënueshme nëpër shërbime shëndetësore '' realizohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (Reload) i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)