Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet PRAK dhe DKSHMS
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK dhe Drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale - DKSHMS në Komunën e Kamenicës me Drejtoreshën Znj. Suna Zaimi, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për zhvillimin e projektit “Rrugëtimi i Grupeve të Cenueshme nëpër Shërbimet Shëndetësore”.
Ky Memorandum ka për qëllim bashkëpunimin e DKSHMS dhe PRAK në identifikimin dh zgjidhjen e problemeve që kanë grupet e cenueshme për qasje në shërbimet shëndetësore në Komunën e Kamenicës.
Projekti realizohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (Reload) i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).