Takimi i përbashkët - Punëtoria e datës 04 Mars
Në punëtoritë e para me komunitetin dhe stafin shëndetësor janë diskutuar problemet të cilat i pengojnë ata në oftimin, përkatësisht pranimin e shërbimeve shëndetësore.
Pas analizimit të gjitha problemeve, shikimit të gjendjes në terren dhe shqyrëtimi i legjislacionit në fuqi, janë zhvilluar punëtoritë e dyta si me komunitetin, ashtu edhe me stafin shëndetësor. Në këto punëtori janë caktuar prioritetet që palët mendojnë se duhet të ndiqen në eliminimin e pengesave për qasje në shërbimet shëndetësore.
Pas punëtorive të dyta, janë mbledhur bashk, komuniteti, stafi shëndetësor, menaxhmenti i QKMF – së dhe Drejtoresha Komunale për Shëndetësi dhe Mirqenie Sociale kanë diskutuar për harmonizimin e planit të aktiviteteve për eliminimin e barjerave që i pengojnë qytetarët për të marr shërbime shëndetësore.
Gjatë punëtorisë, janë vendosur aktivitete të cilat do të kryhen nga persona të caktuar dhe afatet kohore kur ato do të përfundojnë.